Foto RIA LajmetGjatë zjarrit që ra në klubin e natës në Perm-në qytetin që ndodhet në pjesën perëndimore të Rusisë-viktima të tragjedisë u bënë më tepër se 100 veta. Karakteri i traumave është i njejtë:djegie të rrugëve të frymëmarrjes dhe sipërfaqeve të lëkurës, helmimi me gaz oksid karboni. Sipas të dhënave të shërbimit të shtypit, autoritetet e qarkut të Permskut iu drejtuan popullsisë me lutjen për të dhuruar gjak për dhënien e ndihmës të dëmtuarëve. Situata emergjente ndodhi më 23:15 sipas orës së Moskës. Në mbrëmjen e organizuar me rastin e 7 vjetorit të klubit-kafene “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”) erdhën qindra njerëz. Mbrenda në sallë ishin vendosur impiante për hedhjen e fishekzjarreve. Sipas mendimit të ekspertëve, këto instalime ishin si tepër të mëdha për lokalin e mbyllur të klub-kafenesë dhe se ishin të përshtatura më tepër për platforma të hapura. Dëshmitarët okularë të katastrofës kujtojnë, se pas hedhjes së fishekzjarreve shpërtheu një zjarr i madh, i cili provokoi një tym verbues. Njerëzit filluan të asfiksohen nga gazi i oksidit karbonik dhe përpiqeshin të dilnin nga lokali. “Ata që arritën të shpëtonin ua mbathën këmbëve. Kryesisht të gjitha viktimat gjetën vdekjen për shkak të shtypjes së njerëzve që tentonin në panik të braktisnin lokalin dhe nga helmimi me gaz oksidi karbonik. Sipas të dhënave paraprake, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri përbëri 400 metra katrorë. Specialistët për shpërthimet të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë gjatë kontrollit të zhvilluar në kafenenë në fjalë nuk zbuluan shenja të ndonjë akti terrorist. Sipas faktit të situatës emergjente që u krijuan u ngrit çështje penale sipas nenit “Trajtim i pakujdesshëm i substancave eksplozive”. Në lidhje me tragjedinë në fjalë Kryeministri rus Vladimir Putin, me porosi të Presidentit Dimitri Medvediev, dha urdhër për të krijuar urgjentisht komisionin special qeveritar në krye me Ministrin e situatave të jashtëzakonshme Sergei Shojgu. Prokurori i Përgjithshëm Juri Çajka e mori hetimin e çështjes nën kontrol personal. Sergei Shojgu, Ministri i punëve të brendshme Rashid Nurgalijev dhe Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social Tatiana Golikova u nisën me aeroplan për në Perm për të organizuar në vend punimet për dhënien e ndihmës të dëmtuarëve si dhe për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Në Perm tashmë mbërriti një nga aeroplanët e modelit Ill-76 të Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme. Në Ministrinë e shëndetësisë të qarkut të Permskut njoftuan, se tashmë u përgatitën për transportim në Moskë 10 persona në gjendje shumë të rëndë. Në biznes qendrën kulturore të qarkut të Permskut, e cila ndodhet pranë klubit të natës “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”), janë vendosur të traumatizuarit dhe të afërmit e viktimave. Me ta po punojnë psikologët. Në këtë qendër tashmë filluan të publikohen listat e të dëmtuarëve dhe viktimave. Autoritetet e qarkut hapën hot line nëpërmjet së cilës të interesuarit mund të mësojnë mbi fati e të afërmve të vet. Telefonat e hot-line janë: 8-(342)235-14-84 dhe 8(342)263-11-36. Tashmë kanë ardhur disa qindra telefonata nga të afërmit dhe familjarët e personave që e pësuan keq në këtë katastrofë, njofton shërbimi i shtypit i guvernatorit të qarkut të Permskut. Praktikisht koordinatat e nevojshme në lidhje me të gjitha viktimat u gjetën. Në materialet tona të mëtejshme kushtuar tragjedisë në qytetin Perm ne do të saktësojmë të dhënat mbi viktimat dhe të dëmtuarit.