Zjarri që ra në klubin e natës në Perm filloi pas asaj, kur organizatorët e aktivitetit festiv lëshuan të ashtuquajturat “fishekzjarre të ftohta”, i njoftoi Agjencisë “Interfaks” një burim në organet e ruajtjes së rendit të qytetit. Më parë u hodhën versione mbi venien e pasanksionuar në veprim të lëndëve piroteknike brenda lokalit të klubit. Por bashkëbiseduesi i “Interfaksit”, njeri i afërt me burimet e hetimit të ngjarjes, tregoi se fishekzjarret brenda në klub i ndezën vetë organizatorët e festës. Sipas të dhënave të tij, në klub u vunë në veprim “fishekzjarret e ftohta”, të cilat cilësohen si sendet piroteknike më të parrezikshme.