Në administratën e krahinës së Permskut nuk i konfirmojnë njoftimet mbi rritjen e qenësishme të numrit të viktimave të zjarrit që ra në klubin e natës të Permit “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”). “Sipas të dhënave që disponojmë ne, viktima të kësaj tragjedie u bënë 102 veta”, — theksuan në administratën e qarkut. Më parë një sërë mjetesh të informimit masiv njoftuan, se numri i viktimave të zjarrit i tejkaloi të 112 vetët.