Zjarri që ra në klubin e natës “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”) në qytetin rus Perm çoi në viktima të shumta në njerëz. Në historinë e Rusisë kjo u bë një nga tragjeditë më të mëdha. Sipas të dhënave të kanalit televiziv “Vesti-24”, gjetën vdekjen 102 veta. Në spitalin e qytetit Perm janë shtruar më tepër se 130 të dëmtuar. Gjendjen shëndetësore të shumicës prej tyre mjekët e vlerësojnë si tejet të rëndë. Karakteri i traumave është i njëjtë — djegie të rrugëve të frymëmarrjes dhe sipërfaqes së lëkurës, helmimi me gaz oksidi karbonik.