Sergei Lavrov  Foto RIA LajmetAsnjë shtet i Euroatlantikut nuk duhet të forcojë sigurimin e vet për llogari të të sigurimit të të tjerëve. Kjo është pika kryesore e Traktatit mbi sigurimin europian, projektin e të cilit Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ua dërgoi homologëve të vet europianë. Për këtë deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov sipas përfundimeve të mbledhjes së Këshillit Rusi-NATO në Bruksel. Më hollësisht për këtë njofton nga Brukseli korrespondentja jonë speciale Elizaveta Isakova. Dialogu i rifilluar midis Moskës dhe Brukselit pikërisht në prag të takimit të së premtes u ndodh nën rrezik anulimi për shkak të lindjes së probleme të karakterit, thjesht, teknik. Të martën, me sa duket, pa mundur të rrijë dot fort gjatë në një vend, përfaqësuesi i përhershëm i Kanadasë në NATO vendosi të braktisë sallën, duke deklaruar paraprakisht, se Ottava nuk do të mbështesë kurrëfarë dokumentesh të propozuara për bashkërendim nga Rusia. Një nga shpjegimet e mundshme të një acarimi të tillë të gjendjes, ndezjes së pasioneve deri në këtë pikë përpara startimit të “riformatimit” të marrëdhënive të Moskës dhe Brukselit disa ekspertë quajtën mosdëshirën e partnerëve euroatlantikë për të diskutuar projektin e Traktatit të ri mbi sigurimin europian, të propozuar javën e kaluar nga Moska. Por tashmë që sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen diti ta ndreqë situatën duke deklaruar, se Brukseli dhe Moska arritën në marrëveshje në lidhje me tre dokumente: mbi analizimin e rreziqeve të përbashkëta kërcënuese për Rusinë dhe NATO-n, mbi modernizimin e punës së Këshillit Rusi-NATO, si dhe mbi programin e veprimeve të Këshillit për vitin 2010. “Në qoftë se të gjitha takimet e Këshillit Rusi-NATO do të jenë po kaq produktivë sa dhe ky, atëhere unë mund të jem mëse i bindur për fillimin e ri të marrëdhënieve të Rusisë dhe NATO-s”, — deklaroi Rasmussen. Gjatë kësaj Sekretari i Përgjithshëm theksoi gjithashtu, se Aleanca planifikon të zgjerojë pjesëmarrjen e Moskës në programet e veta në lidhje me Afganistanin. Nga ana e tij, Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov deklaroi mbi atë, se Rusia rifilloi bashkëpunimin e vet ushtarak me NATO-n. “Po krijohen, tha ai, mundësi jo të këqia për avancimin e bashkëveprimit me NATO-n në sferën tekniko-ushtarake, para së gjithash, në lidhje me modernizimin e helikopterëve të modelit Mi. Një bashkëpunim i tillë është me leverdi reciproke dhe ne vëmë në dukje dobinë e vendimit të marrë. Duke rivendosur bashkëpunimin e plotë me NATO-n ne nuk i bëjmë bisht, nuk i shmangemi diskutimit në Këshill të çështjeve në lidhje me të cilat pozitat tona nuk përkojnë. Ndër to mund të përmenden edhe planet për zgjerimin e mëtejshëm të Aleancës, edhe fati i regjimit të kontrollit mbi armatimet konvencionale në Europë, edhe afrimi i infrastrukturës ushtarake fare pranë kufijve rusë. Ne i parashtruam në mënyrë të detajuar të gjitha preokupimet tona dhe shpresojmë shumë në atë, se partnerët tanë ua kanë venë veshin atyre”, tha Ministri rus i punëve të jashtme. Për herë të parë për këto vitet e fundit mbledhja përfundoi me rezultate konstruktive, nxorri konkluzionin Sergei Lavrov. Kështu që, me sa duket nga të gjitha, palët arritën të përfundojnë megjithatë rrugën aspak të lehtë nga konfrontimi dhe mungesa e plotë e kontakteve deri tek dialogu i avancuar në të mirë të vendeve tona.