Festivali i parë ruso-europian i filmit me metrazh të shkurtër “27+One” u hap më 4 dhjetor në Moskë. Shifra 27 në emrin e tij përfaqëson numrin e shteteve të BE, kurse “One” është Rusia. Emri i festivalit u bë produkt i bindjes së patundur të organizatorëve të tij në lidhje me atë, se Europa dhe Rusia janë hapësirë unike kulturore. Nga 400 kërkesat e dërguara për pjesëmarrje në festival, ata zgjodhën për demonstrim përpara publikut rus 30 filma nga 13 vende të botës. Sipas mendimit të producentit Pjotër Hazizov, ndryshe nga filmi me metrazh të plotë, i cili është shndërruar tashmë në industri, filmat me metrazh të shkurtër janë shfaqja më e spikatur e filmit të pavaruar autorial: “Ne arsyetuam me mendjen tonë se është shumë e rëndësishme të tregojmë se çfarë po ndodh në Europë, ku filmi me metrazh të shkurtër nuk është, thjesht, tentativë e regjizorit për të demonstruar aftësitë e veta dhe për të marrë ftesë për pjesëmarrje në filmin me metrazh të plotë. Këta filma i ndjekin me kënaqësi shikuesit, ata i shfaqin në televizion, në Internet e kështu me radhë. Pra, ato janë një lloj i mvetësishëm i krijimtarisë kinematografike, thotë Pjotër Hazizov. Ne nuk i vumë si qëllim vetes që ta përpilojmë programin mbi bazë të filmave më të fundit. Më tepër se gjysma e filmave të programit është xhiruar gjatë tre viteve të fundit dhe është paraqitur edhe në festivale të tjera ndërkombëtare, por është shfaqur kurrë në Rusi. Prandaj kjo do të jetë me interes të madh edhe për publikun, edhe për profesionistët”, mendon Pjotër Hazizov. Në festivalin në fjalë nuk ka konkurs, nuk ka as juri profesionale. Por ka çmim të simpatisë së publikut, të cilin do ta marrë filmi më me popullaritet, njoftoi kuratori i programit kryesor të festivalit Sergei Mac: “Ne jemi mëse të bindur, se interesi ndaj fimit me metrazh të shkurtër, si ndaj një lloji të veçantë arti, është realisht më i gjallë se sa është bërë zakon të mendohet. Neve na duket, se dëshira e publikut për të parë filma me metrazh të shkurtër është shumë më e madhe se sa mundësia për ti shikuar ata. Prandaj një nga detyrat tona më të rëndësishme është dhënia e mundësisë të gjithë atyre që dëshirojnë për të parë filmat me metrazh të shkurtër. Organizatorët e festivalit shpresojnë shumë, se festivali do të tërheqë jo vetëm vemendjen e shikuesve, por edhe të përfaqësuesve të industrisë kinematografike. Tryezat e rrumbullakta dhe leksionet e specialistëve rusë dhe europianë me emër do tu kushtohen problemeve të avancimit të filmave me metrazh të shkurtër drejt shikuesit. Në Europë tashmë u dukën kinematë speciale ku demontrohen filma të tillë. Në Rusi tani për tani ata mund ti shohësh vetëm nëpër festivale.