Vjaçesllav TihonovAktori i famshëm Vjaçesllav Tihonov, roli më mbresëlënës i të cilit ka qenë ai i Isajev-Shtirlicit, ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare. Më parë ai u shtruar në spital ku iu nënshtrua një operacioni. Artisti ka luajtur dhjetra role në shumë filma. Në vitin 1976 ai u bë laurat i çmimit shtetëror të РСФСР (Republika Socialiste Sovjetike Federative Ruse) për pjesëmarrjen në serialin televiziv “Shtatëmbëdhjetë momente të pranverës” ku dhe luajti rolin e tij më të njohur atë të Isajev-Shtirilic-it. Breza të tërë me radhë vazhdojnë ti shikojnë me interesim jashtëzakonisht të madh filmat me pjesëmarrjen e tij të tillë si, për shembull, “Bimi i bardhë-veshi i zi”, “Lufta dhe Paqja” e shumë e shumë të tjerë.