Si Ditë e Lavdisë ushtarake të Rusisë me plot të drejtë quhet data 5 dhjetor. Pikërisht në këtë ditë në vitin 1941 filloi kundërofensiva e trupave sovjetike mbi trupat gjermano-fashiste nën Moskë. Shpartallimi i plotë i trupave fashiste nën Moskë dhe u bë fillimi i kthesës rrënjësore në ecurinë e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore. Atëhere dhe u varros përfundimisht plani gjerman “blitzkrieg”. Pikërisht nën Moskë u çkurorëzua miti mbi atë, se ushtria gjermane është e pamposhtur, thotë Drejtori i degës së Ekspozitës historiko-ushtarake të Muzeut qendror të Luftës së Madhe Patriotike në kodrën Pokllonaja Nikollai Jakuba: “Beteja e Moskës u bë ai moment me rëndësi kthese rrënjësore i luftës, i cili demonstroi qartë gjithë përmbajtjen iluzore të planeve të komandës gjermane. Ata deshën ta pushtonin vendin tonë, në kuptimin e plotë të fjalës, vetëm për disa muaj, siç ndodhi një gjë e tillë në Europën Perëndimore. Por rezistenca e ashpër e trupave sovjetike edhe në kufijtë e vendit, edhe në betejat e tjera-në Bjellorusi, në Ukrainë-i minuan këto plane. Kur filloi ofensiva gjermane nën Moskë më 30 shtator, armiku shpresonte të pushtonte kryeqytetin tonë. Ndërsa kjo do të shënonte fitoren e tyre”, thotë Nikollai Jakuba. Organizimin e sulmit në drejtim të Moskës nazistët e planifikuan si vendimtar. Ata përqendruan në periferitë e kryeqytetit 77 divizione dhe një numër jashtëzakonisht të madhe njësish teknike luftarake. Mbështetjen e trupave të këmbësorisë e realizonin nga ajri 950 avionë luftarakë. Komanda gjermane planifikonte ta merrte Moskën me anë të dhënies së dy goditjeve-nga veriu dhe nga jugu. Filluan luftime të ashpra. Pika më e afërt për të arritur në Moskë, deri ku mundi të çante armiku, u bë vendi i quajtur Krasnaja Poljana-27 kilometra larg saj. Do të dukej në vështim të parë, sikur ishte thjesht marrëzi të mendohej për ofensivë në kushte të tilla. Hitlerianët këtë nuk e prisnin kurrë një gjë të tillë. Por komanda sovjetike vendosi të veprojë pa marrë parasysh rrethanat e krijuara. Më 5 dhjetor filloi kundërofensiva e Ushtrisë së Kuqe. “Ky ishte operacioni i parë që u planifikua posaçërisht për shpartallimin e kundërshtarit. Në zonën pak më në lindje të Moskës ishin vendosur trupat rezervë, të cilat erdhën nga Urali, Siberia dhe Azia e Mesme. Dhe kur më 5 dhjetor filloi kundërofensiva, pikërisht këto trupa e shpartalluan dhe e bënë armikun të shkojë nga sytë-këmbët. Gjatë ecurisë së kundërofensivës sonë kundërshtari u hodh në 80-250 kilometra larg pozicionit fillestar në sektorë të ndryshëm të frontit. Në këto luftime gjermanët humbën më tepër se 500 mijë veta, më shumë se 1300 tanke u likuiduan. Dhe deri në muajin prill, për sa kohë vazhdoi kjo kundërofensivë, ne arritëm të çlironim territorin e qarkut të Moskës dhe të dalim në pikat më të largëta të hyrjes në Moskë”, tregon Nikollai Jakuba. Për heroizmin dhe burrërinë e shfaqur në betejat e zhvilluara nën Moskë 40 bashkimeve dhe njësive ushtarake iu dha titulli i nënreparteve të përzgjedhura të gardës, 36 mijë ushtarë dhe oficerë u dekoruan me urdhëra dhe medalje. Beteja nën Moskë u bë fillim i kthesës rrënjësore në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve të Luftës së Madhe Patriotike.