Rusia del për përfundimin sa më të shpejtë të veprimtarisë së Gjyqit Ndërkombëtar për Ish Jugosllavinë, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në New York. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ai theksoi, se Gjykata e luajti rolin e vet në çështjen e rivendosjes së paqes dhe balancimit politik në rajon. Çurkin vuri në dukje gjithashtu, se në shtetet, të cilat u krijuan në territorin e ish Jugosllavisë, tashmë fnksionojnë sisteme gjyqësore të pavarura, dhe nuk ka arsye që të refuzohen ato me të drejtën e realizimit të drejtësisë kombëtare.