Foto RIA LajmetKryeministri rus për të satën herë me radhë theu rekord, shkruan botimi “Rossijskaja gazeta”. Katër orë në regjim On Air Vladimir Putin iu përgjigj pyetjeve më aktuale që iu drejtuan atij nga qytetarët rusë. Ndryshe nga “linja direkte” paraardhëse, e cila u organizua nga zyrat e pritjes me popullin të partisë “Rusia Unike” dhe u deklarua si bisedë e liderit të partisë me qytetarët e vendit, formati i tanishëm doli origjinal, krejtësisht kryeministror. Putin depërtoi në çdo ngjarje, në çdo detaj, shqyrtoi, analizoi peripecitë e politikës rajonale dhe komunale dhe pothuajse nuk preku çështjet ndërkombëtare, të cilat, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk hyjnë në kompetencën e Kryetarit të qeverisë. Temat, që u ngritën për shqyrtim gjatë bashkëbisedimit të tij me shoqërinë ruse ishin të mprehta, kurse formulimet të njëanshme, jo gjithmonë fort të pëlqyeshme për veshin. Njerëzit kësaj here nuk shfaqën preokupim të veçantë në lidhje me avancimin e NATO-s në drejtim të Lindjes apo marrëdhëniet me Amerikën, siç pat ndodhur një gjë e tillë më parë. Nuk u shfaq ndonjë interesim i veçantë edhe ndaj treguesve makroekonomikë apo problemeve me hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Mund të dukej në vështim të parë, sikur u fol në këtë komunikim mbi shumë gjëra në veçanti, por pikërisht nga ato dhe formohet e përgjithshmja, që quhet jeta në Rusi.


Komentimi i artikullit të ditës


Drejtori i Institutit të problemeve të globalizimit Mihaill Deljagin e vë fort në dyshim atë fakt, se autoritetet e larta pushtetore njohin mirë tabllonë e plotë të gjithçkaje që po ndodh në ekonominë ruse: “Mua më duket sikur Kryeministri i kushton si shumë vemendje vlerësimeve perëndimore dhe vlerësimeve të analistëve të fondeve perëndimore, të cilat flasin vazhdimisht mbi filizat jeshilë të rritjes ekonomike. Për fat të keq, edhe në botë, edhe në Rusi evidentohen dukuri negative mjaft serioze. Brenda Rusisë u forcua rënia ekonomike në tetor. Forcimi i kësaj rënieje dhe problemet e lidhura me të gjithashtu nuk gjetën pasqyrim në thëniet e Kryeministrit. Ndoshta, atë thjesht nuk arritën ta njoftonin për këtë. Atëhere diku aty nga muaji janar ne do të dëgjojmë deklarata korrektuese”, konkludon Mihaill Deljagin.