Krizë e re në marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s apo stuhi në një gotë uji? Gjatë 2 ditëve, që paraprinë mbledhjen në nivel ministrash të Këshillit Rusi-NATO në Bruksel, shumë analistë ishin të prirur të anonin nga versioni dramatik i përfundimit të kësaj dileme. Ja se ç’shkruan vëzhguesi ynë Boris Tumanov. Një përshtypje e tillë u krijua pas disa deklaratash emocionale të bëra nga Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, i cili konfirmoi të martën, se në gjirin e Aleancës po krijohet një fraksion që ka shtruar si qëllim përpara vetes sabotimin e rifillimit të bashkëpunimit midis Moskës dhe shteteve-anëtare të Aleancës Atlantike. Një konstatim i tillë ishte për më tepër alarmues, sepse anulimi i mundshëm i takimit të së premtes të ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe NATO-s mund ti kthente sërish ato tek ajo atmosferë aspak miqësore e cila filloi të karakterizojë marrëdhëniet tona pas luftës së gushtit të vitit të kaluar në Osetinë e Jugut. Ndërsa realisht reagimi edhe në Moskë, edhe në Bruksel ishte më pak dramatik seç mund të mendohej në një situatë të tillë. Si përfundim, mbledhja në nivel ministrash të Këshillit Rusi-NATO u zhvillua. E megjithatë, përmbajtja konceptuale e dokumenteve dhe, në veçanti, e dokumentit mbi përsosjen e sistemit europian të sigurimit pasqyrojnë disa mosmarrëveshje. Versioni rus i këtij dokumenti bazohet mbi tezat kryesore të projektit të Marrëveshjes mbi sigurimin europian, i cili fare para pak kohësh iu propozua nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev homologëve të tij perëndimorë. Ndërsa, ja, Kanadaja, e mbështetur nga Britania e Madhe dhe tre vendet balltike propozoi një formulë tjetër të këtij diskutimi, të cilën këto shtete e vlerësojnë “si shtesë ndaj formatit të OSBE”. Një vizion i tillë përkatësisht problemit nuk e kënaq aspak palën ruse. Moska ka parasysh, para së gjithash, dimensionin politiko-ushtarak të sigurimit europian. Nga ana e vet Europa në nocionin e vet të sigurisë përfshin edhe klimën, emigracionin, stabilitetin e zhvillimit e kështu me radhë… Ajo që i bashkon ato gjatë kësaj është ai fakt, se Rusia, po ashtu si dhe Aleanca VeriAtlantike po fillojnë të kuptojnë, se sistemi aktual i sigurimit europian ka nevojë për një koncept të ri. Pikërisht kjo e marrë në vetvete dhe është tashmë pikënisje, sepse në debate e diskutime, siç dihet, dhe lind e vërteta.