Biseda me Vladimir Putinin Foto RIA LajmetBiseda 4 orëshe në “linjë direkte” e Kryeministrit Vladimir Putin me qytetarët e vendit tërhoqi vemendjen e përqendruar jo vetëm të teleauditorit shumëmlionësh, por dhe u dha ushqim për përtypje analistëve. Përshtypjen e vet nga kjo bisedë do ta shprehë tani përpara mikrofonit të “Zërit të Rusisë” Drejtori i Qendrës së studimeve politike Boris Shmeljov: “Kryeministri demonstroi njohjen në mënyrë të detajuar të problemeve social-ekonomike të vendit, specifikën e zgjidhjes së tyre në rajonet e tij, në ndërmarrje të veçanta. Me sa duket nga të gjitha, ai ka një përfytyrim mjaft të qartë të perspektivave të zhvillimit të vendit, gjë kjo që të lë një përshtypje të mirë, të krijon besim ndaj autoriteteve”, thotë Boris Shmeljov. Vërtet, këtë tablo gati idilike, mbarësi-sjellëse e zymtësoi disi tema e luftës kundër terrorizmit. Duke pranuar rrezikun kërcënues terrorist, Putin u bëri thirrje qytetarëve të… mprehin vigjilencën. Mos do të thotë vallë kjo se vetë shteti nuk mund t’ia dalë dot punës mbanë me detyrën e shtruar përpara tij? “Pas ngjarjeve të tmerrshme, të lidhura me katastrofën e trenit “Njevskij ekspres”, qytetarët filloi ti preokupojë tej mase rreziku kërcënues i terrorizmit në Rusi. Dhe këto pyetje u shtruan përpara Putinit. Përgjigje universale ndaj tyre nuk ka. Dhe problemi, me sa duket nga të gjitha, do të duhet të zgjidhet me bashkëpunim të ngushtë midis qytetarëve të vendit dhe organeve shtetërore, gjë për të cilën dhe bëri thirrje Kryeministri rus. Ndryshe nuk ia dilet dot kurrësesi punës mbanë. Rusia duhet ti japë kundërpërgjigje sfidës terroristike që i bëhet asaj tashmë jo për të parin vit dhe që sjell me vete viktima ndër njerëzit e pafajshëm. Meqë ra fjala, në Rusi, duhet thënë, nuk evidentohet niveli më i lartë i rrezikut terrorist në krahasim me vendet e tjera. E megjithatë ky fakt nuk të ngushëllon aspak. Ndoshta po ashtu si dhe gjendja aktuale e organeve tona të ruajtjes së rendit, në veçanti të MPB, e cila, në fakt, dhe duhet të zhvillojë luftën kundër terrorizmit… “Në fjalën e vet Vladimir Putin dha përgjigje negative ndaj domosdoshmërisë së shprehur për reformimin e organeve të punëve të brendshme. Në këtë pikë unë nuk jam dakort me të. Duket krejtësisht qartë, se milicia jonë ndodhet tani në krizë të thellë sistemore. Në pamjen e vet aktuale ajo nuk do ta përballojë dot luftën me terrorizmin.Unë nuk bëj kurrësesi thirrje “mos e dhëntë Zoti një gjë të tillë!) që të shkarkohen nga detyra e të pushohen nga puna të gjithë e të punësohen qindra mijëra njerëz të rinj në vend të tyre. Kjo gjë është thjesht e pamundur. Problemi i MPB reflekton si në pasqyrë situatën dominuese në shoqëri: rënien e moralit, mosmbajtjen e përgjegjësisë, lulëzimin e korrupsionit”, konkludon Boris Shmeljov.