Izraeli mbështet plotësisht luftën e Rusisë kundër falsifikimit të historisë dhe pëfundimeve të Luftës së dytë botërore, si dhe heroizimin e këlyshëve nazistë, deklaroi në Tel-Avive Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikollai Patrushev sipas përfundimeve të negociatave me udhëheqjen izraelite. Izrael më se një herë ka deklaruar mbi moslejimin e rishikimit të historisë së luftës dhe deklaratat antisemite në një sërë vendesh të Europës Lindore. Një javë më parë parlamentarët izraelitë i dërguan një letër udhëheqjes së Ukrainës me protestën kundër “valës së anti-semitizmit”, midis të cilave u përmend veçanërisht lavdërimi i kriminelëve nazistë.