Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të dërgojnë edhe 3 mijë specialistë ushtarakë shtesë në Afganistan, përveç 30 mijë ushtarakëve, për të cilët më parë deklaroi Presidenti Barak Obama, ata do të jenë mjekë, analistë, inxhinierë. Për këtë njoftoi Ministri i mbrojtjes i SHBA-s Robert Geits. Të enjten Përfaqësuesi i NATO-s njoftoi, se më shumë se 20 vende aleate të SHBA-s të koalicionit ndërkombëtar ranë dakort që të rrisin kontigjentet e veta në Afganistan në tërësi me 5 mijë veta.