Rusia dhe NATO fillojnë marrëdhëniet e një cilësie të re, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Aleancës Dimitri Rogozin në prag të hapjes në Bruksel të mbledhjes së këshillit ministror Rusi-NATO. Sipas fjalëve të tij, palët kanë ndërmend të nënshkruajnë tre dokumente mbi bashkëpunimin. Në rend të ditës gjithashtu është edhe diskutimi i situatës në Afganistan.