Presidenti i Sllovakisë Ivan Gashparoviç deklaroi gjatë vizitës së vet në Beograd, se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, bile dhe në qoftë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës do të jetë negativ për Serbinë. Për këtë njoftuan mjetet serbe të informimit masiv. Gashparoviç mendon, se në qoftë se gjykatësit do të bazohen mbi të drejtën ndërkombëtare, atëhere vendimi i tyre do të jetë në favor të Serbisë. “Më e vështirë do të jetë puna në qoftë se gjykata do të fillojë të udhëhiqet nga pikëpamje politike”, — tha Presidenti sllovak.