“Gazprom” po synon të marrë akses jo vetëm tek sobat e gatimit me gaz të amvisave europiane, por edhe në prizat e korentit të tyre. Hapin e parë drejt kësaj koncerni mund ta bëjë tashmë shumë shpejt, njofton gazeta “Vedomosti”. “Gazprom” ra në ujdi me “Electricité de France” (EdF) për këmbimin e gazit të vet me energji elektrike. Javën e kaluar kompanitë ranë dakort për atë, se EdF mund të marrë pjesë 10% në ndërmarrjen e përbashkët, e cila projekton një sektor të gazsjellësit “Rryma Jugore” në Detin e Zi. Por kjo marrëveshje duhet të bashkërenditet edhe me ENI-in italian, të cilit i përket 50 % pjesëmarrje në këtë projekt. E megjithatë, partnerët e rinj kjo nuk i pengon aspak për të diskutuar që tani se në ç’formë do paguhet për gazin nga ana e kompanisë franceze. Si përfundim vendosën të këmbejnë gazin me energjinë e prodhuar në stacionet elektrike bërthamore të EdF. Mbi atë, se “Gazprom” shpreson për rritjen e shitjeve të drejtpërdrejta në Francë në rast nënshkrimi të memorandumit me EdF, tregoi Kreu i koncernit rus Aleksei Miler.


Komentimi i artikullit të ditës


Përfaqësuesi i agjencisë së konsaltingut “RusEnergy” Mihaill Krutihin vlerëson ambiciet e “Gazprom”-it tani përpara mikrofonit tonë: “Detyrë-ëndërr e “Gazprom”-it ka qenë që prej kohësh hyrja jo vetëm në skemën e transportit dhe nxjerrjes së gazit, por edhe në aktivet energjetike. “Gazprom” prej shumë kohësh ka shpallur si detyrë strategjike shndërrimin e vet në rrjet global jo thjesht gazi, por edhe në rrjet energjetik. Dhe për diversifikimin e biznesit një gjë e tillë do të ishte mjaft e dobishme. Deri diku mund të thuhet, se një marrëveshje e tillë me EdF i hap “Gazprom”-it rrugën në tregun energjetik të Francës", konkludoi Mihaill Krutihin.