Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev filloi sot vizitën e vet të punës në Itali. Siç saktëson botimi “Gazeta”, kjo është tashmë vizita e tretë në Itali e Liderit rus për këtë vit në përfundim. Negociatat me Kryeministrin Silvio Berlusconi Medvediev do ti zhvillojë në Romë kurse më pas do të niset për në Vatikan, ku për herë të parë do të takohet me Papën e Romës, Benediktin e XVI-të. Por në një farë kuptimi Berluskoni gjithashtu do të bëhet i pari: pikërisht me të Lideri rus do të diskutojë projektin e Marrëveshjes së publikuar të dielën mbi sigurinë europiane. Që nga momenti i bërjes publike të iniciativës ruse nuk kaloi as edhe në javë, kurse në Europë atë po e diskutojnë tashmë në mënyrë mjaft aktive. Por tani për tani nuk ka patur megjithatë jehona zyrtare nëpërmjet kanaleve diplomatike në Moskë. Komente ka patur nëpërmjet kanaleve të tjera. Të martën në Athinë në samitin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të OSBE-së ideja e marrëveshjes në fjalë iu nënshtrua një kritike të lehtë, njofton botimi “Gazeta”.


***


Rusët për shkak të krizës nuk mund të rrisin tani për tani shpenzimet bile as për produktet ushqimore, pa përmendur fare këtu sendet e luksit, automobilat dhe udhëtimet turistike. Botimi “Nezavisimaja gazeta” mendon, se niveli i ulët i shprehjes së sigurisë konsumatore është shenjë e keqe për ekonominë e vendit, e cila deri para krizës demostroi një rritje impresionuese, bindëse, ndër të tjera për llogari të kërkesës së lartë konsumatore. Synimin për të reduktuar shpenzimet për udhëtime turistike e konfirmuan gati 40 % e pjesëmarrësve të anketimit të fundit. Rreth 1/3 e të të anketuarve u shprehën se kursejnë duke mos shkuar në kinema, teatër, koncerte dhe restorante, kurse 1/4 e respondentëve janë të gatshëm të heqin dorë nga blerjet e pajisjeve elektroshtëpiake. Një reagim krejtësisht i natyrshëm ndaj krizës u bë ndryshimi i preferencave të blerësve, të cilët heqin dorë nga blerjet e mallrave të klasit luks në favor të mallrave me çmim mesatar, ndër të tjera dhe atyre me ulje. Gjatë nivelit të ulët të kërkesës konsumatore ekonomia humbet stimulin më të rëndësishëm për zhvillim të mëtejshëm.