Dimitri Medvediev dhe Silvio Berlusconi Foto RIA LajmetRoma u bë vendi i zhvillimit të konsultimeve të zgjeruara dypalëshe ndërshtetërore ruso-italiane. Ato u zhvilluan nën kryesinë e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi dhe u destinuan që të nxjerrin në një nivel cilësisht të ri bashkëpunimin midis dy vendeve. Në kuadrin e konsultimeve u takuan ministrat e drejtësisë, arsimit, kulturës, energjetikës të të dy vendeve. Veç u zhvilluan negociatat e ministrave të punëve të jashtme, përkatësisht, Sergei Lavrov dhe Franco Frattini, si dhe të Nënkryeministrit, Ministrit të financave të Federatës Ruse Aleksei Kudrin me homologun e tij italian Giulio Tremonti. U diskutuan në radhë të parë projektet ekonomike. Italia është një nga partneret me të perspektivshme dhe më të suksesshme ekonomike të Rusisë. Marrëveshjet e arritura në Romë e konfirmuan edhe një herë këtë të vërtetë të pamohueshme. U nënshkrua Memorandumi midis koncernit rus “Gazprom” dhe koncernit italian “ENI” në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Por puna nuk u kufizua vetëm me sferën e gazit. U përfunduan edhe 18 marrëveshje e kontrata në fusha të tjera të bashkëpunimit: mbi njohjen reciproke të dokumenteve për arsimin, mbi veprimtarinë e përbashkët në sferën e infrastrukturës dhe transportit, mbi bashkëveprimin e agjencive kozmike të të dy vendeve. Politika gjithashtu u bë në këto konsultime objekt vemendjeje të përqendruar. Dimitri Medvediev në konferencën përfundimtare mbajtur për shtyp kujtoi, se pak kohë më parë ai publikoi tekstin e projektit të Traktatit mbi sigurimin europian: “Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë këtë temë me të gjitha shtetet europiane, me të gjitha organizatat europiane. Kjo ide, për mendimin tim, ka një karakter plotësisht konstruktiv. Ajo nuk drejtohet kundër askujt dhe destinohet ti shërbejë krijimit të hapësirës së plotë, të vërtetë unike europiane. Dimitri Medvediev shprehu gjithashtu shpresën, se Italia do të bashkohet me dokumentin mbi sigurimin europian jo në një perspektivë të largët, por në të një të ardhme të afërt. Nga ana e vet, Silvio Berlusconi i bëri një vlerësim mjaft të lartë inciativës së Presidentit rus dhe njoftoi, se nesër Ministri i punëve të jashtme të Italisë Franco Frattini do ta shqyrtojë atë me homologët e vet nga vendet e NATO-s.