Naftësjellësi Burgas — AleksandropolisProjekti i naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis mund të ndeshet me probleme për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Për këtë deklaroi Ministri i energjetikës së Rusisë Sergei Shmatko. Pala bullgare ngul këmbë në rritjen e efektivitetit ekologjik të projektit. Që në fillim naftësjellësi transballkanik u destinua për lehtësimin e mbingarkesave në ngushticat e Detit të Zi. Nëpërmjet tij nafta do të pompohet nëpër terren steré nga porti Burgas në Detin e Zi deri në portin Aleksandropolis në Detin Egje. Rusia, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e naftësjellësit që 2 vite më parë. Aktualisht partnerët bullgarë deklarojnë se përveç ekologjisë, atyre nuk u pëlqen edhe modeli ekonomik i projektit. Sofja nuk dëshiron të kufizohet vetëm me përfitimin e dividendeve të thjeshta. Preokupimin e autoriteteve ruse në lidhje me këtë e mbështesin dhe specialistët e profilizuar. Ja se ç’thotë tani përpara mikrofonit të “Zërit të Rusisë” Presidenti i Bashkimit të industrialistëve të naftës dhe gazit të Rusisë Genadij Shmal: “…Gjatë kësaj periudhe kohore pala bullgare ka paraqitur propozime të ndryshme. Në fillim, ajo gjoja, sikur tha se do të marrë pjesë në mënyrë aktive në ndërtimin e tubacionit “South Stream”, pastaj e ndryshoi pozitën e vet. Ajo vendosi të marrë pjesë në projektin “Nabukko”. Prandaj qendrimi i palës bullgare nuk është i shprehur fare qartë dhe deri tani ndryshon vazhdimisht. Me sa duket pjesa përbërëse politike e vendimit- “të marrë apo të mos marrë pjesë”- mbizotëron mbi atë ekonomike. Por në prag të dimrit palës bullgare i duhet të përshpejtojë punën me marrjen e një vendimi konkret, përfundimtar. Sepse europianët, në përgjithësi, presin furnizimet stabile të “lëndës së kaltërt djegëse” nga Rusia në vëllimet e duhura”.