Rusisë dhe BE i nevojitet dialog konstruktiv në sferën e energjetikës, deklaruan ministrat e energjetikës së Federatës Ruse dhe Italisë, përkatësisht Sergei Shmatko dhe Klaudio Skajola në intervistën e përbashkët dhënë për gazetën italiane “Solo-24 ore”. Sot ata do të zhvillojnë negociata në kuadrin e konsultimeve ndërshtetërore në fushën e energjetikës. BE nuk mund të zhvillojë politikë energjetike pa pjesëmarrjen e Rusisë, deklaroi Skajola.