Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev po zhvilon në Romë negociatat me udhëheqjen e Italisë mbi zgjerimin e bashkëpunimit. Rezultat i takimit të tij me Kryeministrin Silvio Berluskoni do të bëhet nënshkrimi i më tepër se dhjetë marrëveshjeve shumë të rëndësishme në sferat e ekonomisë, drejtësisë, arsimit, turizmit dhe fusha të tjera. Në veçanti, fjalë do të bëhet për bashkëveprimin e palëve gjatë ndërtimit të gazsjellësit “South Stream”, krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta për prodhimin e tramvajeve të shpejtë dhe gomave të automobilave. Ndër temat e diskutueshme ndërkombëtare janë marrëdhëniet e Rusisë me BE dhe NATO-n, projekti rus i Traktatit mbi sigurimin europian, programi bërthamor i Iranit.