Gruaja nuk duhet të jetë kurrësesi objekt poshtërimi në shoqëri, por  ajo nuk duhet dhe të sakrifikojë gjithashtu vlerat familjare në favor të arritjeve në fushën profesionale. Për këtë deklaroi Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill në hapjen në Tempullin kryeqytetas të Krishtit Shpëtimtar të Forumit të parë Botëror të grave orthodhokse. Sipas fjalëve të tij, çdo person mund të jetë i lumtur, vetëm duke jetuar konform natyrës së tij, kurse lumturia e femrës, para së gjithash, konsiston në atë, që të jetë bashkëshorte dhe nënë.