Rusia dhe Taxhikistani nënshkruan në Dushanbe marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në luftën kundër qyrkullimit të paligjshëm të drogës. Ky u bë një hap i rëndësishëm për koordinimin e veprimeve të forcave ushtarake të të dy vendeve në kundërveprim të drogës, deklaroi Kreu i agjencisë taxhikistanase për kontrollin e qarkullimit të drogës Rustam Nazarov. Nga ana e Rusisë në këtë dokument firmën e vendosi Kreu i misionit diplomatik në Taxhikistan Juri Popov.