Koncerni francez i automobilave Peugeot Citroen po bën negociata me Micubishi Motors për blerjen e një pjese në uzinën japoneze të prodhimit të automobilave, e cila aktualisht po përjeton vështirësi të shumta. Për këtë njofton Franc Press me referim tek deklarata e kompanisë japoneze. Kompanitë franceze dhe japoneze tashmë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në sferën e furnizimit të automobilave dhe në të ardhmen kanë ndërmend të fillojnë prodhimin e përbashkët në Rusi.