Sergei Lavrov Krijimi në Euroatlantik i sistemit efektiv të sigurimit kolektiv është i pamundur pa Rusinë. Për këtë deklaroi Ministri rus i punëve të jashtme të mërkurën në Athinë. Një qendrim i tillë është veçanërisht aktual në ditët tona, kur Rusia ka hyrë në mënyrë të sigurt në rrugën e zhvillimit demokratik dhe politikës pragmatike, të deideologjizuar të jashtme. Bota po ndryshon me shpejtësi të madhe, me vrull të paparë në sytë tanë dhe në këto kushte bëhet detyrë imediate, e domosdoshme harmonizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, afrimi reciprok dhe interpenetracioni i kulturave dhe ekonomive, vuri në dukje Lavrov. Sipas fjalëve të tij, synimi, qëllimi për krijimin në hapësirën euroatlantike të sistemit të sigurimit të pandarë qendron në bazë të iniciativës së parashtruar nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev për përfundimin e marrëveshjes përkatëse. Projekti i një dokumenti të tillë mbi sigurimin europian u publikua të dielën e kaluar dhe iu paraqit për njohje organizatave kryesore ndërkombëtare, ndër të tjera edhe pjesëmarrësve të takimit ministror të OSBE-së në Athinë. Atë e vlerësoi mjaft lart Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut. Ja se ç’tregon korrespondetja speciale e “Zërit të Rusisë” Elizaveta Isakova: “Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut vuri në dukje, se në momentet aktuale po ndodh riorganizimi i gjithë sistemit të OSBE-së dhe çfarëdolloj kontributi i dhënë në këtë çështje, ndër të tjera edhe nga ana e Rusisë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Fakti, se projekti i dokumentit u publikua vetëm disa ditë përpara fillimit të takimit ministror të OSBE-së në Athinë, duhet të vlerësohet si faktor pozitiv. Ministri rus i punëve të jashtme theksoi, se thelbi i projektit të traktatit mbi sigurimin europian është shumë i thjeshtë. Në qoftë se një dokument i tillë do të ishte miratuar që më parë, atëhere mund të ishin shmangur një sërë ngjarjesh të padëshirueshme. Ndër të tjera, ndoshta nuk do të kishte patur vend as kriza kaukaziane e gushtit të vitit të kaluar, as mbështetja e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme e Kosovës.