Rusia dhe SHBA do ta nënshkruajnë Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive (TASO) deri në fund të vitit 2009, mendojnë ekspertët rusë dhe ata amerikanë. Afati i veprimit të Trakatit aktual mbi shkurtimin e ASO-së përfundon në 5 dhjetor të këtij viti. Pas takimit, që zhvilluan në shtator në Nju Jork, liderët e Rusisë dhe SHBA-së (këto 2 vende zotërojnë 90% të rezervave të armës bërthamore në planetin tonë) shpresojnë të arrijnë përgatitjen e tekstin të Traktatit të ri për shkurtimin e ASO deri në mbarimin e afatit të Traktatit aktual veprues.