Ministri i mbrojtjes së SHBA Robert Gates deklaroi se suksesi në luftën kundër talibanëve në Afganistan mund të çojë në fitoren ndaj grupimit terrorist “Al-Qaida”. Zmbrapsja e sulmit të talibanëve tani është e domosdoshme për të fituar luftën kundër “Al-Qaida”, por vetëm realizim i këtij qëllimi ështe i pa mjaftueshëm”, deklaroi ai në Komitetin e senatit të SHBA-së për forcat e armatosura. Përveç kësaj, Gates u bëri thirrje partnerëve të NATO-s të dërgojnë në Afganistan si përforcim nga 5-7 mijë ushtarë. Më parë, Presidenti i SHBA-s Barak Obama deklaroi mbi vendimin për dërgimin suplementar të 30 mijë ushtarakëve amerikanë në Afganistan.