Më shumë se 10 mijë persona u mblodhën në kodrën Pokllonaja ku u zhvillua mitingu për nder të kujtimit të të vrarëve si rezultat i katastrofës së trenit “Nevskij ekspres” si dhe të viktamave të tjera të terrorizmit. “U jemi mirënjohës të gjithë atyre që janë sot këtu së bashku me ne, me gjithë vendin në këto ditë të rënda. Ne të gjithë së bashku jemi fuqi potente, ne duhet të jemi unikë dhe të gjithë së bashku të luftojmë kundër terrorizmit”, deklaroi Kampionia Olimpike, Deputetja e Dumës Shtetërore Irina Rodnina. Të mbledhurve në këtë miting iu drejtuan gjithashtu edhe regjizori kinematografik Stanisllav Govoruhin, Kryetari i Dumës Shtetërore të Moskës Vladimir Pllatonov, sportistë dhe njerëz të njohur të artit. Në përfundim të mitingut, të organizuar nga Partia “Rusia Unike”, të mbledhurit mbajtën një minutë heshtje për nder të kujtimit të viktimave, që u flijuan nga duart e terroristëve.