Në Moskë u hap panairi i XI-të i literaturës intelektuale “Non-fiction”. Edhe pse vendi është në një periudhë krize, përmasat e tij nuk u reduktuan. Në këtë panair të radhës marrin pjesë 18 vende, ndër to mund të përmendim: Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Poloninë. Mysafire nderi e panairit këtë vit u bë Çekia, e cila përgatiti me këtë rast disa ekspozita speciale si dhe një program të madh kulturor. Sipas traditës, librat e rinj të literaturës skandinave u prezantuan nga Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.