Në elektrostacionin atomik, që po ndërtohet në Busherin iranian, provat e paisjeve të konturit të parë përfunduan me sukses. Për këtë i njoftoi Agjensisë IRNA Drejtori i kompanisë për vënien në shfrytëzim të stacionit në fjalë Hossein Derahshande. Sipas fjalëve të tij, ky është një nga hapat më të rëndësishëm të testimit të paisjeve përpara mbushjes me lëndë djegëse bërthamore. Ministri i energjetikës të Federatës Ruse (FR) Sergei Shmatko, i cili para pak kohësh ka qenë me një vizitë në Teheran, e siguroi palën iraniane se ndërtimi i elektrostacionit atomik në Busher, që po realizohet nga specialistët e kompanisë ruse “Avtostrojeksport”, do të përfundojë në një kohë të afërt.