Ministria e Energjetikës del për eksportimin e gjithë naftës nga Siberia Lindore, njoftoi Sergei Shmatko. Ai kujtoi se që nga data 1 dhjetor është ulur në zero taksa doganore e eksportit nga 13 vendburimet siberianolindore. Me kalimin e kohës ky numër mund të rritet. Në “orën qeveritare” në Dumën Shtetërore Ministri i energjetikës njoftoi gjithashtu se vëllimi i përpunimit të naftës në Rusi këtë vit do të ulet në mënyrë jo fort të ndjeshme - me 2.7 milionë tonë. Kjo ka lidhje me rënien e kërkesës në tregun e brendshëm dhe të jashtëm në sfondin e krizës.