Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e vlerësoi pozitivisht punën e bërë nga qeveria në periudhën e kapërcimit të krizës financiare. “Masat e ndërmarra antikrizë lejuan jo vetëm mbështetjen e degëve të veçanta, por dhe u pasqyruan pozitivisht në situatën social-ekonomike në vend, në tërësi”, deklaroi ai në mbledhjen, në të cilën u diskutuan problemet ekonomike. Medvediev vuri në dukje se “rënia ekonomike në vend u frenua në lidhje me të gjithë treguesit kryesorë”, kurse “që nga muaji korrik po vërehet dinamika pozitive e DGP-së”.