Dimitri Medvediev dhe Silvio Berluskoni do të diskutojnë në Romë marrëdhëniet e Rusisë me BE dhe NATO-n, programin bërthamor iranian dhe sigurimin europian. Për këtë njoftoi Ndihmësi i presidentit Sergei Prihodko. Temë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë dhe bashkëveprimi midis dy vendeve në sferën ekonomike. Në kuadrin e vizitës së Presidentit rus në Itali ,“Gazprom” dhe Kompania italiane “ENI” do mund të nënshkruajnë memorandumin për mirëkuptimin e ndërsjelltë në lidhje me projektin “South Stream”.