JeruzalemiNë marrëdhëniet midis Izraelit dhe BE u shfaqën fërkime. Dikasteri izraelit i politikës së jashtme paralajmëroi BE në lidhje me miratimin e rezolutës, e cila bën thirrje për ndarjen e Jeruzalemit dhe njohjen e pjesës lindore të qytetit si kryeqytet të shtetit të ardhshëm të shtetit palestinez. Deklarata e Përfaqësuesit të MPJ të Izraelit u bë fill pas publikimit të informacionit mbi përpunimin e një dokumenti të tillë me iniciativën e Suedisë, vend kryesues aktual ky në BE. Sipas njoftimit të gazetës izraelite “Gareec” (“Hadashot Ha’aretz”), ministrat e punëve të jashtme të BE kanë ndërmend që javën e ardhshme të diskutojnë projektin, sipas të cilit Jeruzalemi të mund të ishte njëkohësisht kryeqytet i Izraelit dhe i shtetit palestinez. Për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme është e domosdoshme të gjendet mënyra e zgjidhjes së çështjes përkatësisht statusit të Jeruzalemit si kryeqytet i dy shteteve, thuhet në këtë dokument. Çështja që ka të bëjë me Jeruzalemin është një nga më problematiket në rrugën e rregullimit të situatës në Lindjen e Mesme. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Boris Dollgov, ekspert i Institutit të Orientalistikës: “ Sipas vendimit të vitit 1947 të OKB-së, Jeruzalemi u përcaktua si një pjesë e veçantë administrative. Por palestinezët dhe Izraeli e konsiderojnë Jeruzalemin kryeqytetin e vet. Me që ra fjala, pozita e komunitetit ndërkombëtar është e tillë: Shteti Palestinez, sigurisht në qoftë se ai do të krijohet, ka të drejtë ta konsiderojë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e vet. Por kjo është çështje negociatash dhe e shprehjes së vullnetit të mirë si nga ana e udhëheqjes izraelite, ashtu dhe asaj palestineze. Do të doja ta theksoja në mënyrë të veçantë-pikërisht të udhëheqjes së bashkuar palestineze”, u shpreh eksperti rus. Mendohet, se iniciativa suedeze u bë njëfarëlloj reagimi origjinal ndaj situatës së krijuar në Lindjen e Mesme. Procesi negociator, me të cilin lidhen shpresat për përfundimin njëherë e përgjithmonë të konfliktit shumëvjeçar, ndodhet aktualisht në qorrsokak. Shkak i kësaj është veprimtaria e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebreje që ndërmerret nga ana e Izraelit në territoret e pushtuara të bregut Perëndimor të lumit Jordan, të cilën palestinezët e konsiderojnë si kolonizim. Në kushtet e paaftësisë së palëve për të gjetur rrugëzgjidhjen e problemeve dhe për të arritur në marrëveshje, “Europa unike” jep një sinjal të qartë, se komuniteti ndërkombëtar mund të zërë një pozitë akoma dhe më aktive dhe të propozojë programin e vet të rregullimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.