Panairi i Librave në Moskë Foto RIA Lajmet“Non-fiction”, ose duke u shprehur ndryshe, letërsia “e mençur” për intelektualët, ndoshta kështu mund të kuptohet emri i Panairit Ndërkombëtar të Librit që u hap të mërkurën në Moskë dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor. Shembulli më i spikatur dhe më i thjeshtë i letërsisë “Non-fiction” është teksti mësimor, dispenca, enciklopedia, fjalori. Por kjo nuk do të thotë aspak, se vetëm libra të tillë janë paraqitur në stendat e panairit, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për “Zërin e Rusisë” njëra nga organizatoret e tij Ekaterina Zvorrikina: “Ne nuk ndjekim si qëllim vetëm prezantimin e literaturës së specializuar. Në stendat tona do të gjeni gjithashtu edhe letërsi artistike të cilësisë mjaft të lartë. Por ju nuk do të shihni në këtë panair letërsi të ngjashme me detektivë-xhepi për lexim në metro, apo libra që nuk ruhen për një kohë të gjatë në kujtesë, të lehtë, që pas leximit hidhen në koshin e plehrave. Gjatë kësaj strategjia e panairit synon zgjerimin e auditorit të lexuesve, si të të rriturve, ashtu dhe të fëmijëve. Dhe në këtë nuk ka kurrëfarë kontradikte: përvoja e organizatorëve tregon qartë, se kërkesa për literaturë jokomerciale, cilësore është jashtëzakonisht e madhe, dhe duhet thënë, në çfarëdolloj gjinish. Ndërsa të tilla janë aq shumë, saqë vizitorët s’dinë se ku ti hedhin më parë sytë. Mysafirë këtë vit në panair ka shumë-më tepër se 250 shtëpi botuese nga 20 vende të botës. Sipas traditës që është krijuar në të është prezente edhe mysafirja kryesore, që këtë vit është Çekia, e cila, me që ra fjala, merr pjesë për herë të parë në “Non-fiction-in” e Moskës. Shumë vizitorëve, me siguri, do tu pëlqejë seksioni antikuar i panairit të librave. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, qarkullimi i tregut bukinistik rus shprehet me shifra mjaft impresionuese: 500-700 milionë $ në vit! Një pjesë jo e vogël e kësaj shume formohet për llogari të seksionit Antikuar të panairit “Non-fiction”, theksoi Ekaterina Zvorrikina: “Kjo është një nga etapat e jetës së librave, të cilët nuk duhet të pluhurohen në rafte, por duhet të dalin në dritë me qëllim që ata të mund ti shohin masat e gjera të njerëzve. Librat hidhen në treg. Por edhe muzeumet kanë të drejtë ti blejnë ato, po ashtu si dhe koleksionistët privatë”, thotë Ekaterina Zvorrikina. Këtë vit adhuruesit dhe vlerësuesit e librave të vjetër, të rrallë mund ti plotësojnë koleksionet e veta me botime të tilla të vyera të fillimit të shekullit të XX-të si botimi i parë i vëllimit me poezi të Vladimir Majakovskit me ilustrime të klasikëve të avangardit rus: Aleksandër Rodçenko dhe El Lisicki. Këto, me sa duket, dhe janë “Librat e destinuar për sukses”- kështu quhet një nga tryezat e rrumbullakta të organizuara nga pjesëmarrësit dhe vizitorët e panairit “Non-fiction”. Se në ç’masë këto fjalë mund të kenë të bëjnë edhe me eksponatet e tjera-vetë koha do ta tregojë…