Në Rusi shprehin shqetësim në lidhje me keqësimin e situatës me respektimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të saj që jetojnë në Ukrainë dhe Gjeorgji, njoftoi Kreu i MPJ Sergei Lavrov në takimin me Komisarin Suprem të OSBE-së për problemet e pakicave kombëtare Knut Vollebaek në Athinë. Një preokupim të madh shkakton, në veçanti, kufizimi për tu shkolluar në gjuhën ruse, për të marrë informacion në rusisht.Vollebaek, nga ana e vet, theksoi se hapat diskriminues të autoriteteve ukrainase dhe gjeorgjiane nuk do të mbesin pa vemendje nga ana e OSBE-së.