Ekskursionet nëpër vendet e zhvillimit të ngjarjeve të romanit të famshëm të shkrimtarit Mihaill Bullgakov “Mjeshtri dhe Margarita” në Moskë me tramvain e stilizuar si në periudhën e fillimit të shekullit të XX-të në një kohë të afërt do të organizohen jo vetëm në gjuhën ruse, por edhe në gjuhë të tjera të huaja, i njoftuan Agjencisë RIA Lajmet në Qendrën Moskovite “Shtëpia e Bullgakovit”. “Tramvai 302-BIS filloi të qarkullojë 3 muaj më parë dha tashmë ka ngjallur interesimin e madh të moskovitëve dhe mysafirëve të kryeqytetit rus. Tramvai me përmasa jo të mëdha qarkullon çdo ditë nëpër rrugët e Moskës. Sipas fjalëve të bashkëpunëtores së “Shtëpisë së Bullgakovit”, pasagjerëve u propozohet të zgjedhin 2 itinerarë - “A” dhe “B”. Në itinerarin “A” mysafirët do ti njohin me Moskën e heronjve të romanit “Mjeshtri dhe Margarita”. Itinerari “B” përfaqëson në vetvete shfaqjen e teatralizuar me pjesëmarrjen e heronjve të romanit: Margaritës, Korovievit, Berliozit e të tjerëve.


***


Wunderkind-ët (fëmijët me dhunti të veçanta, gjenialë) janë një vlerë e paçmuar për shoqërinë. Pikërisht njerëz të tillë e ndimojnë shoqërinë për të realizuar hope, kthesa rrënjësore, arritje impresionese në lëmin e shkencës dhe kulturës. Wunderkind mund të quhet me plot të drejtë Andrei Hllopini 10 vjeçar nga krahina e Krasnodarit, që arriti të shpjegojë prejardhjen e të ashtuquajturave “re të argjendta”, të cilat ndriçojnë netëve. Ky fenomen ka qenë një mister i vërtetë për shkencëtarët gjatë 150 vjetësh, kurse djaloshit gjenial ia preu mendja, se në lartësi shumë të mëdha e gjithë lagështira shndërrohet në kristale akulli. Dhe janë pikërisht këto kristale që reflektojnë dritën. Këtë hipotezë shkencore të nxënësit 10 vjeçar të shkollës e regjistruan në Librin e Rekordeve të Ginnessit (The Guinness Book of Rekords).


***


Një sesacion të vërtetë bëri në botën e modës Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta e II-të, e cila erdhi në një pritje zyrtare, gjatë vizitës së vet shtetërore në Trinidad dhe Tibago, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë me dantella, të qendisur me zogj dhe lule ekzotike. Gazeta londieze “The Daily Telegraph” e quajti kostumin e mbretëreshës “veshje të rrezikshme dhe në mënyrë befasuese të guximshme”. Siç venë në dukje në lidhje me këtë fakt specialistët, mbretëresha 83 vjeçare nuk e ka humbur aspak interesin ndaj modës dhe vazhdon të mbetet akoma një nga fashion setter (ligjëbërëset e modës) më të autoritetshme të saj.


***


Shoferët e autobusëve të Varshavës i zbresin nga mjeti i transportit njerëzit që flasin në celular. Në këtë mënyrë autoritetet e kryeqytetit polak duan tu mësojnë qytetarëve nocionet e sjelljes së mirë. Në kabinën e shoferit mund të shohësh shenjën paralajmëruese, stickerin në të cilën është pasqyruar telefoni celural i nënvizuar me kryq. Në një nga itinerarët pasagjeri po fliste në celurar, i mbështetur në kabinën e shoferit. Në stacionin më të afërt shoferi i kërkoi atij ose ta fikë telefonin, ose të zbresë nga autobusi.