Qytetarët rusë po përgatiten për bashkëbisedimin me Vladimir Putin
Afërsisht 700 mijë kërkesa i kanë ardhur Kryetarit të qeverisë së Federatës Ruse Vladimir Putin për “linjë direkte” të tij, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor, njoftuan në shërbimin e shtypit të Kryeministrit. Në qytete të ndryshme të vendit do të organizohen pika speciale televizive, prej nga ku qytetarët rusë do të mund ti drejtohen personalisht Kryeministrit. “Zëri i Rusisë” do ti njohë dëgjuesit e vet me përgjigjet që do të japë Vladimir Putin ndaj pyetjeve të bashkëqytetarëve në radioprogramet e tij dhe site-in e kompanisë në Internet.

Rusët do ti bëjnë pyetje Vladimir Putinit
Rusët në prag të komunikimit direkt me Kryeministrin Vladimir Putin, i cili do të zhvillohet më 3 dhjetor, do ti bëjnë pyetje atij në lidhje me tragjedinë e trenit “Njevskij ekspres” dhe për problematikën shoqëroro-sociale”. Për këtë njofoi Sekretari për shtyp i kryt të qeverisë Dimitri Peskov. Putin do të bisedojë me ata persona, të cilët ai bisedoi vitin e kaluar për të mësuar, se sa efektive ishin masat e marra.