Andrei Bistrickij Foto RIA LajmetNë Kongresin botëror të bashkatdhetarëve që po zhvillohet në Moskë përfaqësuesit e mjeteve të huaja të informimit masiv mbështetën idenë e radiostacionit “Zëri i Rusisë” për krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare të transmetimit rusishtfolës. Duam t’ju kujtojmë, se projekti u propozua dhe u miratua në fillim të nëntorit në Festivalin e I-rë Ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtfolëse, i cili u organizua gjithashtu nga “Zëri i Rusisë”. Idenë e krijimit të Shoqatës e mbështeti Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Bashkimi i ri informativ do tu lejojë radiokompanive, të cilat transmetojnë në gjuhën ruse në dhjetra vende të botës, të realizojnë projekte të përbashkëta dhe të sigurojnë në këtë mënyrë komunikimin, lidhjen midis bashkatdhetarëve që jetojnë në këto shtete. Ja si e argumentoi domosdoshmërinë e krijimit të Shoqatës Ndërkombëtare të radiostacioneve rusishtfolëse Kryetari i radiokompanisë sonë Andrei Bistrickij: “Ne po na shtohen gjithnjë e më shumë partnerë jashtë shtetit, të cilët janë të interesuar për zhvillimin e trasmetimit rusishtfolës. Shumë prej këtyre radiostacioneve nuk janë të mëdha dhe buxhetin e kanë të kufizuar. Sepse realizimi i programeve në rusisht kërkon megjithatë shpenzime të mëdha. Kurse “Zëri i Rusisë” mund tu japë atyre ndihmë konkrete meqenëse transmeton që prej shumë kohësh në gjuhën ruse dhe zotëron një arkiv kolosal programesh. Sepse po ata njerëz rusishtfolës që jetojnë në Amerikën Latine apo në Australi dallohen shumë nga ata që jetojnë, të themi, në Alma-Ata. Ata kanë kërkesa disi të ndryshme, bacground-e të ndryshme kulturore. Duke analizuar këto gjëra në arritëm në konkluzionin se është i domososhëm krijimi i një Shoqate të tillë e cila të bashkonte të gjitha stacionet rusishtfolëse në mbarë botën. Edhe kjo ide, siç treguan debatet e diskutimet e zhvilluara në Kongresin botëror të bashkatdhetarëve, doli plotësisht e kërkuar. Ja se ç’tha, në veçanti, në lidhje me këtë Drejtori i përgjithshëm i radiostacionit “Autoradio Moldova” Andrei Rokotov: “Ideja e krijimit të Shoqatës së radiotransmetuesve rusishtfolës, e cila lindi në Festivalin e iniciuar dhe të organizuar nga radiostacioni “Zëri i Rusisë”, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo do tu lejojë, së pari, radiotransmetuesve në gjuhën ruse të ndjejnë mbështetjen e supit të njëri tjetrit. Ndihmon për koordinimin e drejtimit nëpër të cilin ne avancojmë dhe stimulon, në fund të fundit, gjetjen e rrugëzgjidhjes së problemeve, të cilat, në fakt, duhet thënë se janë të njëjta për të gjithë ne”, konkludon Andrei Rokotov. Bashkimi i ri informativ i transmetuesve do të mund të jepte një kontribut akoma dhe më të qenësishëm në zhvillimin e dialogut midis diasporës ruse dhe atdheut të saj historik. Atij dialogu, i cili në këtë apo atë shkallë nuk është ndërprerë kurrë dhe që këto kohët e fundit po zhvillohet aktivisht pas asaj kur autoritetet ruse përcaktuan qartë, se mbështetja e bashkatdhetarëve është një nga drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë së shtetit. “Zëri i Rusisë” me auditorin e vet prej më tepër se 100 milionë vetash, i cili hyn në 5-shen e radiostacioneve kryesore të mbarë botës, u bë me të vërtetë iniciator i idesë së re, e cila do të lejojë vendosjen e lidhjeve sistematike me diasporën ruse në shumicën e vendeve të botës.