Shërbimi Federal i Emigracionit (SHFE) i Rusisë propozoi shtyrjen e veprimit të programit për vendosjen me vullnet të lirë me banim në Rusi të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë shtetit. Ai është llogaritur për periudhën deri në vitin 2012. Siç deklaroi Zëvendës drejtori i parë i këtij dikasteri Mihaill Tjurkin në Kongresin botëror të bashkatdhetarëve në Moskë, planifikohet, në veçanti, krijimi i kushteve më të favorshme për kthimin në atdhe të inteligjiencës shkencore dhe krijuese, biznesmenëve. Programi tashmë ka dhënë rezultatet e veta pozitive, vuri në dukje Tjurkin. Mbi dëshirën e vet për tu kthyer në atdhe kanë deklaruar tashmë mëse 100 mijë veta.