Jahti rus “BIG-Van” në regatën që po zhvillohet në ujrat e Oqeanit Atlantik i është afruar shumë thyerjes së rekordit botëror përkatësisht kohës së përshkimit të distancës së itinerarit të garës. Arritja e mëparshme e regjistruar në vitin 2006 është 11 ditë, 5 orë, 32 minuta e 30 sekonda. Rekordin në fjalë mund ta thyejë gjithashtu jahti anglez “Stay Calm” dhe varka me vela “Bagira”, e cila lundron nën flamurin e principatës së Monakos. Tani këto jahte po lundrojnë me shpejtësi të madhe drejt finishit në ishullin Santa Luçia të Detit të Karaibeve. Regata startoi më 22 nëntor nga porti Las Palmas në ishujt Kanare. Në të marrin pjesë 209 varka me vela nga 34 vende të botës.