Rusia dhe SHBA-s po përpunojnë mekanizmat verifikues, të cilët do të veprojnë në periudhën pas mbarimit të afatit të veprimit të Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive №1 (ASO) e deri në momentin e miratimit të dokumentit të ri, njoftoi të martën në konferencën për shtyp organizuar në Uashington Përfaqësuesi i departamentit amerikan të shtetit Ian Kelly. Sipas fjalëve të tij, SHBA-s shpresojnë ta përpunojnë projektin e këtij traktati deri në fund të muajit dhjetor, por nuk përjashtohet gjithashtu edhe mundësia e përgatitjes së dokumentit deri më 5 dhjetor, kur të përfundojë afati i veprimit të Traktatit №1 mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive.