Në ditën e gjashtë pas katastrofës që pësoi treni “Njevskij ekspres”, si rezultat i aktit terrorist të së premtes së kaluar në rrugën hekurudhore midis Moskës dhe Shën Peterburgut, në spitale vazhdojnë të mbeten akoma 95 pasagjerë të plagosur e të traumatizuar. Numri i personave që gjetën vdekjen, sipas njoftimeve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, përbën 26 veta. Në Shën Peterburg dhe në Moskë do të zhvillohen mitingje të përmortshme në kujtim të viktimave të terrorizmit. Pjesëmarrësit e tyre do të nderojnë kujtimin e viktimave të akteve terroriste, të kryera në Rusi gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit, ndër të tjera, edhe atyre që gjetën vdekjen si rezultat i katastrofës që ndodhi me trenin “Njevskij ekspres”.