Perëndimi ia ka frikën “jo bombës iraniane, por progresit tekniko-shkencor të Republikës Islamike”, deklaroi të martën nëpërmjet televizionit iranian Presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Ai i quajti të pakuptimshme, të kota përpjekjet për izolimin e Iranit. “Ata që përsiatin mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit kanë vetë më shumë nevojë për Iranin, se sa ka nevojë Irani për ata, vuri në dukje Mahmud Ahmadinexhad. Këto ditë ai shpalli mbi planet e ndërtimit në territorin e Iranit të dhjetë uzinave të reja për pasurimin e uraniumit dhe rritjen e prodhimit të lëndës djegëse bërthamore deri në 250-300 tonë në vit. Kjo deklaratë shkaktoi shqetësim serioz në mbarë komunitetin botëror.