SHBA-s janë dakort me shumë pika që përmbahen në projektin e përpunuar nga Rusia të Traktatit mbi sigurimin europian, njoftoi të martën Përfaqësuesi i departamentit amerikan të shtetit Ian Kelly. Në veçanti, Uashingtoni mbështet idenë e modernizimit të arkitekturës së sigurimit euroatlantik. Por SHBA-s vazhdojnë të ruajnë “mosmarrëveshje me Rusinë përkatësisht disa aspekteve të rrugëve të avancimit përpara”, veçanërisht me ato që kanë të bëjnë me “rolin e NATO-s dhe të drejtat e vendeve” për të zgjedhur për vete aleancat ushtarake në të cilat duan të hyjnë”, vuri në dukje Ian Kelly.