Siguria globale nuk mund të garantohet pa pjesëmarrjen e Rusisë, deklaroi në konferencën dhënë për shtyp në Romë Ministri i punëve të jashtme të Italisë Franco Fratinni. Sipas fjalëve të tij, mbi forcimin e sigurisë duhet të punojnë së bashku SHBA, Europa dhe Rusia. “Italia po shfaq shume interes ndaj propozimeve të bëra nga presidenti Dimitri Medvediev, të cilat kanë lidhje me garancinë e sigurisë duke filluar nga Vankuver e duke mbaruar në Vlladivostok dhe është gati ti shqyrtojë ato”, u shpreh Fratinni.