Delegacioni kanadez bllokoi miratimin e të gjitha dokumentave për takimin e ardhshëm në shkallë ministrash të Këshillit Rusi-NATO, njoftoi Përfaqësuesi i pëehershëm i Federatës Ruse pranë NATO-s Dimitri Rogozin. “Kjo gjë flet për faktin se brenda kuadrit të NATO-s po formohet fraksioni, i cili del kundër riformatimit të marrëdhënieve me Rusinë” theksoi ai gjatë transmetimit të drejpërdrejtë në kanalin televiziv “Vesti”. Mosmarrëveshjet në Këshillin e RF-së pranë NATO-s lindën për shkak se partnerët rusë nuk janë dakort me pozicionin që ka Moskës ndaj përsosmërisë së sigurimit europian mendon Rogozin.