Politologët rusë, ndër të cilët ishin Drejtori i arkivit të shtetit të Federatës Ruse Sergei Mironjenko dhe bashkëpuntori i Qendrës së studimeve shkencore të Kaukazit Nikollai Sillaejev, u mbajtën brenda ambienteve të aeroportit të Tbilisit pastaj u dërguan mbrapsh në Moskë. Në parlamentin e Gjeorgjisë ata u quajtën “agjentë të Shërbimit Federativ të Sigurimit (SHFS)”. Në Tbilisi politologët duhet të takoheshin me koleget gjeorgjianë për të diskutuar perspektivavee mëtejshme të bashkëpunimit.