Në vendngjarjen e katastrofës së “Njevskij ekspres” u kryen 2 akte terroriste, njoftoi Përfaqësuesi i Komitetit Hetues pranë Prokurorisë (KHP) së Rusisë Vladimir Markin. Shpërthimi i dytë ndodhi ditën në datën 28 nëntor afër me vendin ku punonte grupi hetimor i bashkëpuntorëve të KHP. Në vendin e katastrofës së “Nevskij ekspres” ata gjendën lëndë për dëshmi. Në Shën Peterburg varrosën viktimat e aktit terrorist. Ngushëllime familjeve dhe urime për shërim të shpejtë të plagosurve shprehën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Pan Gi Mun, Kryetari aktual veprues i OSBE-së, Kryeministri dhe krey i MPJ së Greqisë Georgios Papandreu.